E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nga Kamza: Të fokusohemi te mbyllja e negociatave në 2027
Publik News

Rama nga Kamza: Të fokusohemi te mbyllja e negociatave në 2027

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së dielës një takim në Kamëz. Në fjalën e tij, Rama vuri theksin te proceset integruese të vendit.

Rama tha se synimi i qeverisë është fokusi te mbyllja e negociatave në 2027.

“Ne duhet të fokusohemi që të mbyllim negociatat në 2027 dhe në 2030 Shqipëria të jetë zonjë në sallonin kryesor të familjes europiane”,-tha Rama.

Rama u shpreh se takimi me delegacionin e BE-së do të ndodhë 5 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, në cilat tha se shqiptarët duhet të votojnë pro integrimit europian.

“Na duhet ky mesazh shumë i fortë. Në datën 11 ne votojmë, në datën 16 maj vjen këtu e gjithë Europa, jo Bashkimi Europian, por e gjithë Europa, në datë 16 maj zbresin aty tek Skënderbeu të gjithë udhëheqësit e kontinentit, jo vetëm të BE-së, të kontinentit, nga Britania e Madhe në Turqi, në Azerbajxhan, në Ukrainë dhe të gjithë patjetër Bashkimi Europian, bashkë me NATO-n, Sekretarin  e NATO-s, presidentin e Këshillit Europian, presidenten e Komisionit Europian, Presidentët e Bankave Europiane të Zhvillimit dhe Investimeve vijnë këtu. Në datën 16 ata kur zbresin këtu duhet ta ndjejnë, duhet ta kuptojnë, duhet ta lexojnë qartësisht tek vota e 11 majit që një popull i tërë është bashkë dhe ju thotë atyre “Boll më, ne duhet të jemi pjesë e familjes së bashkuar europiane”!”,-tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.