Rama nga Parisi: Jemi pro-francez, sepse të jesh kështu do të thotë të jesh etalion i qënies pro-evropiane

Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës për mediat, së bashku me presidentin e Francës, Emmanuele Macron, është shprehur ndër të tjera se në Shqipëri do të pritet krahë hapur çdo gjë që vjen nga Franca.

raaaaa

Macron u shpreh i impresionuar lidhur me reformat ndërmarra nga Shqipëria për përparimin e saj drejt integrimit në BE, ndërsa shprehu mbështetjen e Francës në këtë rrugëtim.

Ndër të tjera, i ndalur tek çështjet e nxehta në rajon, konkretisht konfliktet mes Serbisë dhe Kosovës, Macron u shpreh se “është i nevojshëm normalizimin i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ku zëri juaj është i çmuar”.

“Shkëmbimet tona do të vijojnë për të përforcuar marrëdhënien tonë, ku pas pak do të nënshkruajmë një marrëveshje ndërqeveritare që do të jap një impuls të ri në bashkëpunimin tonë”, theksoi Macron.

Macron: Dialogu që kemi me njëri tjetrin dëshmojnë për dinamizmin e jashtëzakonshme ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Dua të përsëris angazhimin e Francës ne favor të integrimit Evropën të Shqipërisë. Siç e nënvizova në Tiranë, këtu behët fjalë vetëm për veprat për Bashkimin e  Evropës për ta bërë më të fortë, në kontekstin e agresionit rus dhe përball kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta.

Që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet BE dhe Shqipërisë në korrik, Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj evropiane.  Kini  besim tek mjeshtrja jonë për t’ju shoqëruar tek kjo rrugë. Jemi te impresionuar nga risia e reformave dhe kapacitetet për të përparuar. Dua të përshëndes zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe në skenën ndërkombëtare.

Së fundmi pritet një samit rajonal ku ftuar dhe presidentin e Ukrainës. Ky ishte një moment i rëndësishëm për unitetin e rajonit dhe mbështetjes së Ukrainës. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimin i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ku zëri juaj është i çmuar. Shkëmbimet tona do të vijojnë për të përforcuar marrëdhënien tonë, ku pas pak do të nënshkruajmë një marrëveshje nder qeveritare që do të jap një impuls të ri në bashkëpunimin tonë, sidomos në fushat kyçe, të ujit, inovcionit dhe turizmit të qëndrueshëm.

Rama shtoi se ne jemi pro-francez, sepse kjo do të thotë të jesh etalion i qënies pro-evropiane.

Rama: Sot jemi në një situatë të ndryshme, shumë m pozitive. Dua të falenderoj edhe për vizitën në Shqipëri, sepse përtej vizitës, përtej momenteve shumë të bukur, ka pasur një vijim që na prekur dhe na ka habitur shumë sepse ka gjera që po ndodhin, projekte. Eshtë ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizonte të ri të punës së përbashkët, ku kanë nisur investime të mëdha për dy parqet fotovoltaike të Rajonit dhe disa projekte të tjera, këto falë mbështetjes tëndë.

Duam të bëjmë më shumë, jam si sigurtë që do të bëjmë më shumë dhe do të presim krahë hapur gjithcka që vjen nga Franca.

Përpiqem ti the kolege, që kur Franca mbërrin,  nuk është vetëm çështje parash ,po një çështje njohje kulture dhe diturie.

Jemi pro-francez, sepse të jesh kështu do të thotë të jesh etalio i qënies pro-evropiane , s’mund të jesh pro evropian dhe të mos jesh pro francez.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, do të na hapë dyert të reja për të pasur edhe më shumë Francën në Shqipëri.

“Franca do të bëjë pjesë në historinë tonë jo vetëm si burim frymëzimi por dhe si një mbështetje konkrete e prekshme dhe vetëm mund t’ju them faleminderit me gjithë zemër, në emër të shqiptarëve, që kanë qenë skeptikë në lidhje me Francën para disa viteve por sot ata e kuptojnë se Shqipëria ka një mik tjetër të afërt dhe ne shqiptarët nuk jemi të pasur dhe të mëdhenj, ne kemi një aftësi besnikërie që është unike. nëse një ditë do të keni nevojë për dikë që të jetë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”, tha Rama.

Publikuar nga Publik Media