E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nga Shkodra për opozitën : Eshtë talebane dhe haxhiqamiliste
Politikë

Rama nga Shkodra për opozitën : Eshtë talebane dhe haxhiqamiliste

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk është e rastësishme që përgjimet publikohen pikërisht në Gjermani.

 

Gjatë një takimi elektoral në Shkodër, Rama tha se publikimi i këtyre përgjimeve tani nuk është i paqëllimtë dhe se ato publikon pikërisht përpara protestës së radhës së opozitës.

“Dolën mu në qendër të Evropës ku merren vendimet dhe për të ushqyer edhe më shumë helm ndaj Shqipërisë. Nuk është rastësi që në Gjermani dalin këto përgjime përpara protestës së radhës.

Lajmërohen fillimisht nga Shqupi. Nuk është rastësi që ka muaj të tërë që realizohen protesta me turistë politikë. Mbyllet bashkia këtu dhe vijnë në Tiranë. Gjenden edhe ca budallenj që kujtojnë se i bë deti kos. Hidhen molotovët, digjen kazanët e plehrave dhe bëhen foto ku shpërndahen në botë imazhet e një vendi në kaos. Pse këta i kanë problem negociatat? Hapja e negociatave, gjëja e parë është që të vënë përpara dy kapituj negociatash që janë ato të drejtësisë.

Vendi nuk duhet thjeshtë të tregojë se ka kaluar kaq ligje, por duhet të tregojë që drejtësia vepron. Është një vend që sado i gjatë të jesh, drejtësia të ul në karrigen e të akuzuarit dhe sado i ulët të jesh, të gjen dhe nuk fshihesh dot. Është një vend ku presidentë, ish-presidentë, kryeministra dhe ish-kryeministra mund të ndëshkohen. Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Fallxhorja. Katër persona që janë në hall dhe për këtë hall janë gati dhe po e bëjnë ta nxjerrin Shqipërinë rrugëve

Ata nuk duan shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Nuk duan zgjedhje fare. Eshtë talebane dhe haxhiqamiliste,duan që të presin deri në tetor kur vendoset për hapjen e negociatave dhe BE të thotë negociata me Shqipërinë në rrëmujë jo”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.