Rama: Njerëzit po kontribuojnë me zemrën plot, s’do lejojmë që çdo qindarkë, euro apo dollarë…
Komiteti i menaxhimit te fondeve duhet të ketë një asistencë shumë të mirë dhe për këtë ka kërkuar ndihmë kryeministri Edi Rama nga ambasadorët e shteteve të huaja në vendin tonë, që çdo qindarkë, euro apo dollarë që po dhurohet për të dëmtuarit nga tërmeti të mos shkojnë në duart e abuzuesve dhe të të korruptuarve u shpreh shefi i qeverisë.
Ka edhe një gjë që është yckël se duhet vepruar shpejt, s’ka kohë të ndjekim procedurat e zakonshme që ndonjëherë kërkojnë nje vit duhet vepruar shpejt e me transparencë ndaj duhet të jetë me dobi të marrim ndihmë dhe dije për këtë.
Do ndalem këtu se pagjumësia e adrenalina më bëjnë të harroj kur duhet të ndaloj dhe nëse më lejoni…ku është kafeja ku është kafeja e 16 e ditës, për miqtë? Magjike, shpresoj që rindëërtimi të jetë kështu, ti thua kafe dhe kafja vjen.
Ambasadori i BE, Luiggi Soreca tha se BE është e gatshme të ndihmojë me planin e ndihmës dhe rindërtimit.

“Fakti që komisionari po vjen këtu të mërkurën, është një shenjë e fortë që ne duam t’ju jemi pranë dhe se jemi të gatshëm të bëjmë atë nevojitet, që të shikojmë planin e ndihmës dhe rindërtimit. Për mendimin tonë, duhet të bëhet vlerësimi i pas fatkeqësisë që është shumë i rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme që të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo institucion që doni të komunikoni do t’ju kërkojë vlerësimin e pas fatkeqësisë. Do ët donim ët shprehnin gatishmërinë që këtë bashkërendim ta zgjerojmë përtej vende anëtare, me ato shtete që janë pranë mekanizmit tonë. Ne jemi gati të marrim interesa gatishmërinë atyre që duan të na bashkohen. Jemi të gatshëm të shërbejmë si pikë kontakti, përtej bashkërendimit tonë”, u shpreh Soreca.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



