Rama njofton investime kolosale në fushën e energjetikës
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se do të bëhen investime kolosale në fushën e energjetikës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ka zhvilluar një takim me kreun “Total Energy Group”, Patrick Poyanné, për kryerjen e investimeve në energjetikë.
“Mëngjes pune me bosin e “Total Energy Group”, Patrick Poyanné, për investimet e kolosit francez të energjisë në Shqipëri, të cilat kanë nisur me programin e projekteve të diellit e të erës”, njofton Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



