E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nuk tërhiqet: Taksë të jashtëzakonshme për prodhuesit e mëdhenj të energjisë
Lajme

Rama nuk tërhiqet: Taksë të jashtëzakonshme për prodhuesit e mëdhenj të energjisë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sërish këtë të mërkurë synimin e qeverisë për të vendosur një taksë “të jashtëzakonshme” për prodhuesit e mëdhenj të energjisë, që e eksportojnë atë jashtë vendit.

Rama tha se një pjesë të këtij fitimi që prodhuesit privat kanë shteti do e marrë për shtresat në nevojë, e së pari për pensionistët.

Edi Rama: Prodhuesve të mëdhenj të energjisë që e eksportojnë e fitojnë shumëfish sot u them që ju po fitoni jo se keni bërë ndonjë gjë por se fati i keq e solli që gjithë të tjerët të goditen shumë fish e ju te fitoni shume fish.

Ju do keni një taksë të jashtëzakonshmne e ne do marrim një pjesë të këtij shumëfishi tuaj për tua dhënë pensionistëve në radhë të parë.

Prodhojmë energji po, ama ju që e shisni jashtë duhet të mendoni e për këta që janë këtu. Do ua marrim një pjesë e do ua japim atyre që janë në nevojë, gjthë rezistencës në këtë luftë, se njerëzit do na kuptojnë pavarësisht se përpjekjet për t’u corientuar bëhen përditë masivisht ama, të kuptojnë që ne jemi të vetedijshem që do bëjmë gjithcka është e mundur që mos rrënohet shtëpia jonë as nga borxhet as nga pamundësia për të vazhduar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.