E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ose i paaftë, ose e sabotoi marrëveshjen amerikane për huanë 300 mln $
Lajme

Rama ose i paaftë, ose e sabotoi marrëveshjen amerikane për huanë 300 mln $

Endri Tafani

Negociatat për huanë amerikane për Mbrojtjen kanë nisur në 2024 kur ishte Biden në pushtet. Një nga kushtet e huase është që të përdoret për të blerë pajisje ushtarake amerikane sipas standardeve të NATO. Prej paaftësise të qeverisë shqiptare kjo çështje është zvarritur 2 vjet.

Duke qenë në panik që mos i i digjen fondet dhe fluturon edhe Samiti i NATO në 2027 Qeveria e sjell me urgjencë në Parlament marrëveshjen për miratim duke shkelur vendimet e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshje të tilla.

Shikoni si është loja tipike e Rames në 30 vjet politike për të manipuluar opinionin publik. Faji është totalisht i Rames që ka zvarritur me vite marrëveshjen me paaftësinë e qeverisë që ai drejton duke rrezikuar fondin dhe Samitin. E sjell me urgjencë në Parlament dhe e vendos opozitën përballe zgjidhjes ose të miratojë marrëveshjen me SHBA duke shkelur kushtetutën shqiptare ose të mbrojë kushtetutën shqiptare dhe të mos votojë marrëveshjen.

Në fund të ditës Rama e miraton me votat e PS dhe e nxjerr opozitën si antiamerikane. Pra gjithë diskutimi politik tashmë bëhet opozita është antiamerikane (që nuk është e vërtetë) dhe jo që Rama është totalisht i paaftë i papërgjegjshëm dhe që shkel ligjin dhe kushtetutën (që është e vërteta e pastër).

Ky është Rama. Prej prej 30 vjetësh në politikë një skemë standarde lojë të ndyre për të fshehur paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij. Dhe ka plot gomere shqiptare që i besojnë. Them gomere se nëse nuk e kupton këtë lojë në 30 vjet e meriton si epitet. Se nuk është as viti i parë i dytë apo i tretë.. Janë 30 vjet më ketë lojë të ndyre te Ramës për t’ia hedhur fajin gjithmonë të tjerëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.