Rama paralajmëron koncension të ri dhe taksa shtesë
Alarmi nga Tomorri: Po shpiken krizat për milionat, pas inceneratorëve, në shënjestër nafta
Gazetari Klodian Tomorri ka artikuluar akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare, duke pretenduar se ajo ndjek një model të strukturuar për të justifikuar afera korruptive me vlera të mëdha financiare përmes krijimit të krizave të qëllimshme.
“Qeveria shqiptare po zbaton një model të perfeksionuar të justifikimit të aferave korruptive miliona euro. Sajohen kriza artificiale për të shtruar rrugën drejt dhënies së kontratave dhe koncesioneve të dyshimta, deklaroi Tomorri.
Sipas tij, një nga shembujt më domethënës është çështja e inceneratorëve, ku ajo që u paraqit si krizë e mbetjeve u përdor për të krijuar një emergjencë dhe për të justifikuar kontrata me vlerë qindra milionë euro. Sot, këto kontrata janë në qendër të hetimeve nga SPAK.
Tomorri ngriti shqetësimin se e njëjta skemë mund të jetë duke u zbatuar edhe në tregun e karburanteve, duke iu referuar deklaratave të Edi Rama për sasi nafte “jashtë radarit”.
“Çfarë kemi bërë ne në procedurat e prokurimit publik e tenderat shqiptarët e panë kur rrugët që ka bërë ky u shembën sikur të ishin ndërtuar prej letre dhe jo të ishin ndërtuar me qindra milionë euro që qytetarët kanë paguar për ato rrugë.
Paradoksi tjetër që thotë që, shiko ne e kemi korrupsionin perceptim, pra nuk kemi korrupsion, por qytetarët kanë perceptim. Ky është, ky është një paradoks shumë i madh, sepse normalisht do të duhet të ishte e kundërta, për shkak se korrupsioni në Shqipëri ka qenë përgjithësisht ky korrupsioni i acarues i policit që merrte një 10.000 lekësh, mjekut apo infermieres që mund të kërkonte diçka në spital. Ne tani nuk e kemi më këtë problem, ose më saktë, mund ta kemi, por nuk është më ky problem për njerëzit. Problemi është ai i korrupsionit masiv, i kontratave qindra milionë euro, i faturave 300 milionë euro për inceneratorë që pastaj nuk ekzistojnë dhe nuk punojnë; i tuneleve të cilët prokurohen, pastaj riprokurohen me çmim më të lartë dhe tresin dhjetëra milionë euro në llogari që nuk e di askush.
Pra, ky është korrupsioni dhe këto nuk është se i thotë apo nuk, nuk po i shpik njeri. Këto janë nëpër dosjet e SPAK-ut, janë të faktuara, janë nëpër mesazhe.
Pra, vidhet për të mbajtur sistem, për të mbajtur në këmbë sistemin e vjedhjes që ke krijuar, me pak fjalë. Dhe ajo çfarë ne kemi parë është një një skemë të cilën qeveria tashmë e ka perfeksionuar dhe është ai modeli i sajimit të krizave.
E filloi kështu që ditën e parë që u ul në karrigen e kryeministrit me inceneratorët. E mbani mend se si u sajua kriza e plehrave dhe se si lëshoi borinë me mediat e tij që nxirrnin malet dhe togjet me plehra anë e mbanë Shqipërisë, dhe mbasi u bë propaganda, u sajua kriza, erdhi dhe zgjidhja. Erdhën tre inceneratorët, të cilët nuk punuan asnjë ditë, ama kriza e plehrave u zgjidh si me magji.
Ashtu siç u zhdukën, ashtu siç u zhdukën 300 milionë eurot që nuk, që u paguan për ndërtimin e inceneratorëve që nuk punuan asnjë ditë. Pra, këtë bën Edi Rama. Të njëjtën gjë tani po e shpik te karburantet.
Mbas 13 vitesh në qeveri, ku ka polici, administratë doganore, shërbim informativ dhe çdo mekanizëm dhe institucion tjetër të këtij shteti prej 13 vitesh, që i raportojnë dhe i përgjigjen Edi Ramës, del e thotë kemi naftë jashtë radarit. Pra, na ka dalë një pjesë nafte jashtë radarit dhe tani na duhet të shpikim ose të rikthejmë markimin, por më thellë, sepse e kemi marrë bojë më të mirë këtë herë, se ishte më e holluar herën e kaluar, para, që do të thotë kjo do të thotë që tarifa do të jetë më e lartë sesa ajo që ishte, se është boja më e mirë.
Edhe shpikim edhe një tjetër koncesion, do gjurmojmë tranzitin, që është e çuditshme, sepse tranziti nuk është malli yt dhe ti nuk ke asnjë të drejtë. Ti ke vetëm kontrollin e vulave si vend tranzit. Pra, shfrytëzohet kriza e naftës.
Në fund fare ky, ky është një bilanc, kosto-përfitimesh. Çfarë kostosh ka patur Edi Rama nga e gjithë kjo? Përfitimet i ka marrë ai, sepse qokat janë bërë, aferat janë realizuar, paratë janë zhdukur, nuk dihet ku janë, janë shpërndarë për të blerë vota e për të pasuruar njerëz. Zgjedhjet i ka garantuar. Cilët janë kostot që ka paguar kryeministri nga e gjithë kjo? Po pse, se na ka mbyllur Bashkimi Europian derën për anëtarësim? Po kjo nuk është kosto që e paguan qeveria, kjo është kosto që e paguan populli,” deklaroi Tomorri teksa ishte i ftuar në Syri TV.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



