E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama paralajmëron Metën dhe Berishën/ Drejtësia vonon, por nuk harron
Politikë

Rama paralajmëron Metën dhe Berishën/ Drejtësia vonon, por nuk harron

Kryeministri Edi Rama bëri një paralajmërim për kryetarin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berishën dhe kreun e PL-së, Ilir Metën.

Gjatë një takimi në Berat, Rama tha se drejtësia vonon, por nuk harron.

Ai u shpreh se ndonëse drejtësia ka vonuar në Shqipëri dhe i ka bërë njerëzit të dyshojnë, nuk ka harruar atë që është bërë nga Berisha dhe Meta.

“Ça borxhi i kanë në Skrapar Likes, që t’i çojë atje faqen e zezë dhe t’i thotë votojeni. Kur Skrapari e ka votuar kur e ka parë si alternative të së majtës progresiste. Tani nuk mund të vazhdojë kjo punë. Çdo gjë kemi bërë unë e të tjerë për ta sjellë në rrugë të mbarë, por nuk është arritur.

Tjetra, ata i bashkon një tmerr i madh, sepse drejtësia vonon, por nuk harron. Drejtësia tek ne ka vonuar kaq shumë sa na ka bërë të dyshojmë se po bëhet me qëllim, por ama drejtësia e vonuar në Shqipëria ka akoma edhe më pak shanse të harrojë, për ata që na tregonte ofshoret. Po nuk qe marrë vetë me drogë, nuk i thua dot tjetrit trafikant, po nuk pate vrarë vetë, nuk i thua dot tjetrit vrasës, ose nëse si ke bërë, je në gjendje t’i bësh”, theksoi kreu i qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.