E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama paralajmëron miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe ndryshimet Kushtetuese
Publik News

Rama paralajmëron miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe ndryshimet Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar miratimin  e marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore ditën e nesërme në Kuvend dhe ndryshimeve Kushtetuese më 30 korrik.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Rama tha se marrëveshja e arritur mes palëve në Këshillin Politik nuk preket nga ndryshimet kushtetuese, për të cilat është rënë dakord me opozitën parlamentare.

Sipas kryeministrit, kjo u konfirmua edhe nga grupi i ekspertëve

“Ajo që kemi diskutuar me ekspertët ka qenë pikërisht adresimi nga ekspertët i atyre çështjeve që u ngritën dje, dhe ekspertët kanë dhënë një përgjigje shteruese që asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Reflektimi i risive kushtetuese është diçka tjetër dhe nëse kjo do të kërkojë që të plotësohet një nen, ku ndërkohë ka në përmbajtje një reflektim të marrëveshjes së 5 qershorit, kjo nuk do të thotë asgjë.

Marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nesër dhe do të hy në fuqi. Ndryshimet kushtetuese do të votohen më 30 qershor dhe do të hynë në fuqi. Bëhet fjalë për ekspertë shumë të njohur që nuk vijnë nga rruga e PS, por që kanë të gjithë autoritetin për të na ndihmuar në këtë proces.

Zoti Rusmajli e të tjerë me radhë nuk janë personazhe jeta e të cilëve publikisht ka qenë e lidhur me interesat e PS. Janë personalitetet që prej kohësh i shërbejnë vendit me profesionalizmin e tyre. Kam frikë se po përsërit të njëjtin gabim të mosqenit asnjëherë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur“, u shpreh kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.