Rama paralajmëron Veliajn: Çfarë nuk ecën keni punë me lali Erin
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve për Teatrin e ri ka thënë se misioni i tij përfundoi këtu.
Sipas Ramës, për gjërat që nuk ecin tani e tutje në lidhje me këtë projekt do të përgjigjet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Sot zgjidhet misteri ka kullë s’ka kullë në zonën e teatrit. Ky është teatri, ky është sheshi! Ajo që do të mbetet edhe në këtë rast është vepra. Një vepër që unë do isha shumë i lumtur sikur të isha bashkë me Ndrenikën dhe Tinka Kurtin për të hapur dyert.
Çfarë nuk ecën keni punë me Lali Erin, unë e mbarova detyrën time”, tha Rama
Në ceremoninë e nisjes së punimeve ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas Veliajt, teatri i ri do të jetë një nga veprat më të bukur në rajonin tonë, ndërsa theksoi se për ndërtimin e tij janë dakordësuar shumica e aktorëve dhe arkitektëve.
“Sot na duhet të kapim kohën e humbur. Do jetë vepra më e bukur e artit në Ballkanin Perëndimor. Kur e nisëm këtë debat ishin me opinione të ndryshme. Por sot kemi dakordësinë që Teatri do të jetë në tokën e vet. Sot kemi rënë dakord që Teatri do ndërtohet me para publike dhe jo me partneritet, publiko-privat”, është shprehur Veliaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



