E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama po kërkon kohë, zbardhet plani i rradhës i kryeministrit
Lajme

Rama po kërkon kohë, zbardhet plani i rradhës i kryeministrit

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se heqja e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Kuvendi është një proces i pashmangshëm, pavarësisht tentativave për ta vonuar atë. Hoxha komentoi zhvillimet e fundit politike dhe veprimtarinë e SPAK-ut.

Sipas tij, ashtu si në rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, mazhoranca nuk ka hapësirë reale për të bllokuar procedurën. “Do ta zvarrisin sa të munden për të fituar kohë, por nuk kanë zgjidhje tjetër. Procesi nuk mund të shtyhet pafund, Balluku do të duhet ta lëshojnë,” u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se në raste të tilla shpesh ka individë që marrin mbi vete përgjegjësi për të mbrojtur nivelet e larta të pushtetit, por theksoi se kjo strategji nuk ka dhënë rezultate. “Nëse Berishës ia hoqën imunitetin me shpejtësi, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Ballukun,” theksoi gazetari.

Hoxha parashikoi gjithashtu ndryshime të afërta në qeveri, duke deklaruar se në muajin janar pritet një riformatim i kabinetit. Sipas tij, Belinda Balluku nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. “Nga informacionet që kam, në janar do të ketë riformatim dhe Balluku nuk do të jetë më,” deklaroi ai në emisionin “Kjo Javë”.

Gazetari nënvizoi se, ndryshe nga raste të mëparshme kur kryeministri Edi Rama, sipas tij, i largonte figurat politike përpara se ato të përballeshin me drejtësinë, këtë herë SPAK e ka kapur Ballukun në detyrë. Kjo situatë, sipas Hoxhës, ka shkaktuar konfuzion brenda radhëve të Partisë Socialiste.

“Nuk i kam parë kurrë deputetët e PS kaq të çorientuar. Nuk po u vinte urdhri. Edhe Rama vetë duket se nuk e ka ende të qartë se si do të dalë nga kjo situatë. Çdo tender ku përfshihet Balluku të çon drejt Kryeministrisë. Balluku është katapultuar,” përfundoi Artan Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.