E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama pranon manipulimin: Fajin e ka ministri im
Flash

Rama pranon manipulimin: Fajin e ka ministri im

Çfarë do Italia, ne ia japim!

Ministri ynë Ferit Hoxha  kishte deklaruar se pakti me Italinë për emigrantët nuk do zgjasë përtej vitit 2030.

Edi Rama fajësoi fillimisht median e Brukselit, por pasi gazetari Eddy Wax e sfidoi hapur, ai u zmbraps duke pranuar se fajin e ka ministri i tij.

Në këtë mënyrë ai pranoi edhe manipulimin që kishte bërë për këtë çështje.

“I dashur Eddy Wax, e kuptoj që është argëtuese të krijohet një histori “Edi kundër Eddy”, por këtu realisht nuk ka vend për një gjë të tillë, sepse së pari, unë nuk u ankova për Edi-n tjetër, dhe së dyti, tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet.

Por sinqerisht, aspak hatërmbetje. Njëri Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, dhe Edi tjetër duhet ta durojë atë.

Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, shkruan Rama në platformën “X”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.