E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama publikon grafikun: Ekspertët në botë bëjnë thirrje për të mos ulur vigjilencën
Publik News

Rama publikon grafikun: Ekspertët në botë bëjnë thirrje për të mos ulur vigjilencën

Në një postim në facebook, Rama shkruan se të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe Shqipëria nuk do të tërhiqet nga plani.

Rama shprehet se ekonomia kudo në botë bie dhe ngrihet, por të vdekurit nuk kthehen, ndërsa thekson se “nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti!”

Reagimi  i Rames:

VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri

Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!

Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti!

rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.