E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama pyetet  pse po përdor standarde të dyfishta: Në Tiranë po i legalizoni, në Golem po i shemb?
Lajme

Rama pyetet pse po përdor standarde të dyfishta: Në Tiranë po i legalizoni, në Golem po i shemb?

Kryeministri: Oj zonjë….

Rama u pyet nga BIRN nëse qeveria e tij po përdor standarde të dyfishta, në rastin e “Prestige Resort” dhe ndërtesave me shtesa pa leje në Tiranë.

Por Kryeministri është përgjigjur me arrogancë, duke u thënë gazetarëve që të lexojnë ligjin.

BIRN: Pse disa ndërtime pa leje ose në shkelje të lejes si “Prestige Resort” shemben dhe disa të tjera në mes të Tiranës legalizohen apo deklarohen të konfiskuara. A po përdor qeveria dy standarde?

Rama: “Oj Zonje është mirë që kur diskutojmë për çështje që kanë të bëjnë me ligjin, të njihemi me ligjin, procedurat për të mos bërë spekulime, për të mos ngritur akuza mbi bazë gjysmë të vërtetash.

Lexoni ligjin, ligji është shumë i qartë. Masat për ndërtimet që behën në shkelje të lejes të ndërtimit me qëllim fitimi, janë të qarta dhe janë në ligj dhe janë të përshkallëzuara në ligji.

Ka konfiskim, ka shembje, ka masa pjesore në varësi nga niveli i shkeljes e kështu me rradhë.

Do ju lutesha shumë të lexoni ligjin me shumë vëmendje dhe të mos nxirrni konkluzione mbi premisa të gabuara”, ka thënë Kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama, u shfaq i tërbuar përpara medieve, të cilave u njoftoi fillimisht se pensionistët do të marrin 5 mijë lekë për fundviti.

Por qëllimi i vërtetë i konferencës së tij ishte të mbronte të gjitha zullumet e rënda të qeverisë së tij.

Pyetjes së SYRI TV në lidhje me rezolutën e Parlamentit Europian, ku dënohet Ballkani i Hapur, Rama iu përgjigj në mënyrë mohuese.

“Ajo nuk është rezolutë e Parlamentit Europian. ‘Open Balkan’ është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën dhe germën e BE. Është pjellë e Procesit të Berlinit. Kemi firmosur ato dokumente që ishin më parë firmosur në Ballkanin e Hapur. Nuk kemi arsye të ndryshojmë opinion për Ballkanin e Hapur, mbase është e drejta e tyre të ndryshojnë opinion mbi Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama.

Ai vazhdoi të marrë në mbrojtje edhe Taulant Ballën, pas akuzave se ai është njeriu pas vrasjeve në Elbasan.

“Si mund të ketë një të vërtetë tjetër përveç asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve dhe nuk merrem me thashetheme dhe spekulime. Mbi të gjitha unë i ruhem gjysmë e vërtetave se ato janë gënjeshtrat më të mëdha. Nëse kanë fakte, i takon akuzuesve që t’i sjellin ato. Nuk ka ndryshuar trendi i civilizimeve që nga koha e Romës së lashtë. Për të marrë në gojë njerëz, për të zhgërryer njerëz sikur në këtë vend të gjithë janë të zhgërryer, ka boll që e bëjnë këtë punë, unë nuk jam i kësaj kategorie,” tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.