E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama reagon për marrëveshjen me Melonin:  “Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht…
Lajme

Rama reagon për marrëveshjen me Melonin: “Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht…

Pothuajse 10 ditë pasi nënshkroi në Romë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, marrëveshjen për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shëngjin, ku duke filluar nga pranvera e 2024 mund të akomodohen emigrantët e paligjshëm që do të kapen në brigjet italiane, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të sqarojë dokumentin në forumin e Medias për Europën Juglindore.

Kryeministri u shpreh se mbi marrëveshjen janë raportuar të pavërteta, deri atje sa në Shqipëri do të mbërrijnë vetëm burra, e madje të uritur edhe seksualisht dhe pastaj…

Sipas Ramës, kjo nuk është e vërtetë, ndërsa sqaroi se deklarata e kryeministres Meloni u keqinterpretua, pasi ajo tha se “gratë shtatzëna dhe të miturit nuk do të përfshihen në këtë program”.

“Edhe tani nuk e di pas sa ditësh që në bëmë publike këtë marrëveshje me qeverinë italiane për emigrantët më duhet ti përgjigjem pyetjes për rrezikun që mund ti vijë Shqipërisë duke sjellë këtu 3 mijë meshkuj afrikanë, që nuk ka qenë kështu.

Kur kryeministrja italiane e shpjegoi marrëveshjen që gratë shtatzënë dhe të miturit nuk do të përfshihen në këtë program, për shkak të gjendjes së tyre. Do të merren e do cohën menjëherë aty ku i jepet ndihma e menjëhershme. Lajmi që u përcoll ishte asnjë grua dhe fëmijë, vetëm burra afrikan.

Më është dashur ta sqaroj.

Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht dhe pastaj zoti e di se cdo të ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një dite tek gratë dhe vajzat shqiptare, deri në këtë pikë.

Pyetja për ju njerëz është kjo: Si mund ta luftojmë këtë? Ky është vetëm një shembull që ka përfshirë dy vende. Kjo nuk është në Shqipëri, është në Itali.

Kështu është, është çmenduri!

Liria e shtrirjes së informacionit e ka tejkaluar lirinë e fjalës dhe ajo çfarë më shqetëson më shumë është se nuk ka më dialog, ka llogore. Ka llogore, parapëlqim” , tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.