Kreu i qeverisë, Edi Rama, sikundër edhe disa herë të tjera, ka zgjedhur që një foto të bërë “meme” nga faqja “Bryli Broadway” ta shpërndajë në profilin e tij në Instagram.
Bashkangjitur kësaj fotoje ai nuk ka harruar të bëjë irnoni me situatën politike në vend, dhe me aludimet për shpërndarjen e Parlamentit nga Presidenti Ilir Meta.
“Filxhoni Brryli Broadway filxhoni po Liri ku o?…Aaaa do jetë në filxhon t’u shpernda parlamentin”, ka shkruar Rama.




