E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Rritja nuk erdhi se Shqipëria iu bashkua sanksioneve!
Lajme

Rama: Rritja nuk erdhi se Shqipëria iu bashkua sanksioneve!

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë ka bërë të qartë se nuk është qeveria ajo që vendos çmimin e naftës por tregu i lirë. Në një bashkëbisedim me komentuesit online, Rama tha se kjo çmendje e çmimit të naftës është pasojë e luftës.

Rama tha se qeveria po përpiqet të mbrojë familjet dhe biznesin e vogël duke mos rritur çmimin e energjisë elektrike.

“Edhe ne detyrën po bëjmë dhe kemi gjykuar që është detyra jonë të mbrojmë familjarët dhe biznesin e vogël nga rritja në faturat e tyre. Kjo qeveri si asnjë qeveri tjetër kurrën e kurrës nuk mund të akuzohet për mospasjen e vëmendjes së njerëzve të këtij vendi.Thonë ca po të rritet energjia, po rritja e saj prek edhe pensionistët që nuk kanë veturë dhe nga ana tjetër fshihet fakti që fermerët e marrin naftën pa taksa. Duke mbrojtur çmimin e energjisë, i mbrojmë të gjithë.

Shteti nuk ka asnjë lidhje me çmimin e naftës. Shteti nuk vendos, imponon çmime në një ekonomi të lirë tregu. Tashë që do të  kemi këtë javë skenarët e përballimit të kësaj lufte që po ndikon edhe te ne. Po pse kërcyen çmimet pas luftës? Ajo atje është edhe lufta e shqiptarëve. Rritja nuk erdhi se Shqipëria iu bashkua sanksioneve. Kjo çmëndje e çmimit të naftës është  pasojë e luftës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.