E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shkarkon Mirlinda Karçanin e Ergys Agasit, emëron Iglin e Ballukut
Lajme

Rama shkarkon Mirlinda Karçanin e Ergys Agasit, emëron Iglin e Ballukut

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka një drejtues të ri.

Mirlinda Karçanaj është shkarkuar nga detyra e drejtoreshës së AKSHI-t, ndërsa në vend të saj është emëruar Igli Tafa, njeriu i besuar i Belinda Ballukut.

Vendimi vjen në një moment kur institucioni ndodhet nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për çështje që lidhen me përdorimin e fondeve publike dhe procedurat e prokurimit.

Çfarë dihet deri tani?
• Karçanaj dhe Hava Delibashi vijojnë të qëndrojnë në masën e “arrestit në shtëpi”.
• Kryeministri Edi Rama më herët i ka cilësuar të padrejta akuzat e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t.
• Rama ka theksuar se Karçanaj ka udhëhequr për 12 vite procesin e transformimit dixhital të shtetit, përfshirë platformën e-Albania dhe sistemet elektronike të shërbimeve publike.

Kush është Igli Tafa?

Igli Tafa ka mbajtur më parë postin e drejtorit në Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike. Ai konsiderohet si një nga njerëzit e afërt Belinda Ballukut në fushën e sigurisë kibernetike dhe ka administruar fonde të konsiderueshme publike në këtë sektor.

Media ka ngritur akuza publike ndaj Tafës, duke pretenduar për keqmenaxhim dhe problematika në sigurinë e sistemeve. Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim gjyqësor ndaj tij.

Çfarë pritet?

AKSHI mbetet institucioni kyç për infrastrukturën dixhitale të shtetit shqiptar, nga portalet e shërbimeve publike deri te sistemet qendrore të administratës.

Ende nuk ka një njoftim të detajuar zyrtar mbi procedurën e ndjekur për shkarkimin e Karçanajt, ndërsa pritet që qeveria të sqarojë në ditët në vijim arsyet e plota të këtij ndryshimi në drejtim.

Zhvillimet në vijim pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në hetimin e SPAK dhe në menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.