Rama :Shqipëria është i vetmi vend në Europë me zgjedhje të kriminalizuara
Deputeti i LSI-së Luan Rama ka qënë një ndër prezantuesit e paketës për ‘Çlirimin e zgjedhjeve nga krimi’. Rama tha në fjalën e tij se Shqipëria është I vetmi vend në Europë me zgjedhje të kriminalizuara.
Deputeti opozitar tha se “është e pafalshme që 27 vjet pas zgjedhjeve të para pluraliste, ne jemi I vetmi vend në Europë me zgjedhje të kriminalizuara të cilat sjellin një pushtet kriminal.
Krimineli Rexhep Rraja nuk foli thjesht në emër të vet, por si zëdhënës që e ka mbështetur për ta sjellë në pushtet. Dhe kjo mazhorancë e mban atë si aset të vetin kriminal.
Kreu I Rilindjes në përpjekje për të mbrojtur një krim, bëri një krim tjetër duke kanosur oficerin e policisë.
Mbi cfare baze e atributesh flet kryeministri kur thotë që do t’I turret oficerit denoncues këmba këmbës.
I njëjti kryeministër u thotë policëve të heqin kapelet e të mbledhin vota për PS.
“Nga këtu fillon, pa çlirimin e zgjedhjeve, nuk kanë vlerë reformat e tjera, sepse për shkak të kriminalizimit të procesit të zgjedhjeve, fenomeni criminal është shpërdarë në të gjithë skemën e funksionimit shtetëror. Komisioni i ngritur për platformën që po diskutojmë sot, janë kërkesat tona për të garantuar zgjedhje të lira e demokratike. Vota e çdo shqiptari do të marrë vlerën e duhur.
Opozita dhe qytetarët janë në një anë, kurse qeverisja dhe krimi janë në anën tjetër.
Këtu është fokusuar edhe strategjia jonë e reformës zgjedhore: Çlirimi I zgjedhjeve në Shqipëri nga krimi.
Futja e parave të pista dhe kriminalizimi I kandidaturave është skaneri real në Shqipëri sot.
Po kështu është kapja e strukturave të zbatimit të ligjit në një anë dhe më pas e gjykatave në krah tjetër.’
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



