E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sulmon opozitën: Përrallat me mbret që shpërndajmë 1 mijë euro duhet t’ju kujtojnë vetëm…  A
Publik News

Rama sulmon opozitën: Përrallat me mbret që shpërndajmë 1 mijë euro duhet t’ju kujtojnë vetëm… A

Nga Rrogozhina, ku kryeministri Rama zhvilloi një takim me fermerët sulmoi dhe ironizoi opozitën dhe Presidentin Meta.

edi rama

 

Në fjalën e tij, Rama deklaroi se armiqtë më të mëdhenj të reformës në drejtësi janë Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemdhi.

“Ilir Metës do t’i jepni ju besimin, që rri dhe flet me vete sa herë del në televizor. Dhe pa thënë kush, një në tre fjalë e ka burgu burgu burgu…e thotë vetë, se ca ka ky që i rri mendja të burgu, le ta gjejë vetë.

Ne e dimë shumë mirë, Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi janë armiq të reformës në drejtësi, janë armik të drejtësisë së re, që po ndërtohet hap pas hapi”, u shpreh Rama.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet se po japin euro për të blerë vota. “Përrallat me mbret duke shpërndarë  euro me llafe, do japim 1 mijë euro apo 7 mijë euro duhet t’ju kujtojnë vetëm një gjë: Suden, Vehbiun dhe Xhaferrin. Secili duhet të ndihmohet, të mbështetet që të mbrojë jetën, të ketë strehën mbi kokë, apo të vazhdoje punën e tij. Është një ndarje e prerë mes dy botëve, bota e vaksinimit dhe e infektivit. Bota e punës dhe bota e qokave, bota e rrenave dhe bota e kalova lumin…mbaje vetë kalin”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.