Rama sulmon opozitën ; Sa herë keni kriza përdorni viktimat e Kosovës
Gjuha vulgare e përdorur nga ”kryeministri” la për të dëshiruar kur u shpreh se nuk do të marrin asnjë hap të tillë për të zgjidhur ato që ai i cilësoi “probleme mes gojores dhe foltores”. Duke vazhduar me akuza kundrejt opozitës që si maskë për tu mbrojtur nga kriza sipas tij përdorin viktimat e Kosovës , ironia e fatit qëndron që të njëjtën gjë aplikoi edhe Rama në Bruksel në fjalimin e tij.
Deklarata e plotë e Ramës;
Për një arsye pse u kujtuan për genocidin në Srebrenicë kujtohen për genocidin në Kosovë,. Po të shikosh historinë e deklaratave dhe rezolutave shikon ndryshimin si nata me ditën. Sa herë ka pasur një krizë që duhet ta kapërceni keni future në mes viktimat e Kosovës.
Merrni shikoni si përkon me rezolutat dhe deklaratat për Kosovën kjo histori. Zgjoheni ju sot dhe kujtoheni për Srebrenicë. Jeni gati t’i rivarrosni dhe njëherë dhe t’i fusni në varrin masiv për të thënë që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. E keni harruar ju që ai shtet i lirë sovran dhe demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju dhe as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap.
Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni të bëni happa të tillë, bëjini. Ne nuk i bëjmë. Nuk marrim hapa të tillë për të zgjidhur probleme mes foltores dhe gojores. Nuk bëhemi ne si foltorja dhe gojorja. – tha Rama .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



