E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama takim në Elbasan, vijon fushatën me filxhan:LSI që të fuste në punë tani po lë pa punë edhe Ilir Metën
Politikë

Rama takim në Elbasan, vijon fushatën me filxhan:LSI që të fuste në punë tani po lë pa punë edhe Ilir Metën

Kryeministri Edi Rama tha nga Elbasani se banorët atje e njohin mirë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

Rama tha se Luli dhe fallxhorja siç e cilëson ai Kryemadhin, po lënë pa punë edhe Presidentin Ilir Meta.

“Këtu në Elbasan ju njihni nga afër edhe Lulin edhe fallxhoren. Askund më mirë se këtu në Elbasan nuk mund të qeshet me lutjen kur fallxhorja i drejtohet të gjithëfuqishmit. O Zot, shpëtoi shqiptarët nga blerja e votës. Fat i keq është të kesh Lulzimin përfaqësues në Parlament.

Tani bashkë me fallxhoren po heqin nga puna edhe Presidentin e tyre. LSI e famshme që të fuste në punë tani po nxjerr të papunë edhe Ilir Metën. Ajo që na shqetëson është që e gjitha kjo i bën dëm imazhit dhe patjetër edhe dinjitetit të kombit tonë në sytë e miqve dhe partnerëve”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.