E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “tërbohet” me median e huaj: Dilni jashtë se do vizatoj tani!
Lajme

Rama “tërbohet” me median e huaj: Dilni jashtë se do vizatoj tani!

Protestat antiqeveritare që prej dy muajsh po zhvillohen në Shqipëri duket se kanë nisur të ndryshojnë edhe mënyrën se si media ndërkombëtare e sheh qeverinë dhe Edi Ramën.

Narrativa që për vite me radhë është promovuar jashtë vendit po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje nga gazetarët e huaj që kanë mbërritur në Tiranë për të raportuar nga afër mbi zhvillimet politike dhe sociale.

Për shumë prej tyre, kontakti i drejtpërdrejtë me realitetin shqiptar po shoqërohet edhe me përballje të tensionuara me kryeministrin. Sipas kritikëve, kjo po nxjerr në pah një sjellje arrogante dhe konfrontuese ndaj medias, ndryshe nga imazhi i kultivuar ndër vite në arenën ndërkombëtare.

Një ditë më parë, Edi Rama pati një përplasje verbale me një gazetare të njohur britanike gjatë një interviste, pasi ajo ngriti pyetje mbi projektin e Zvërnecit, duke e vendosur kryeministrin në vështirësi.

Një episod tjetër është regjistruar edhe gjatë një interviste me gazetarin britanik Guy De Launey, i cili bashkëpunon me revistën prestigjioze Monocle. Gjatë bisedës, ai mbeti i habitur nga mënyra se si Rama iu drejtua fotografit James Mollison.

Në një moment, kryeministri u kërkon të dalin jashtë me fjalët: “Dilni jashtë se do vizatoj tani.”

Sipas vëzhguesve, episode të tilla po krijojnë një perceptim të ri te një pjesë e medias ndërkombëtare për mënyrën se si kryeministri shqiptar reagon përballë pyetjeve të pakëndshme dhe pranisë së gazetarëve të huaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.