Rama thirrje pnaftëtareve të Ballshit: Pa u ndalur greva nuk bisedojmë dot, kusuret e privatit mos ia faturoni qeverisë
Kryeministri Rama ne Twitter: “Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht“.
Edhe më herët gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë bëri thirrje që naftëtarët të ndërpresin grevën.
Aktualisht në Ballsh, janë në grevë urie gratë e naftëtarëve, pas 18 ditësh grevë nga ana e punëtorëve të rafinerisë, të cilët kanë vite pa marrë pagat.
Ka qenë këmbëngulja e mjekëve që vazhdimi i grevës do të ishte i rrezikshëm për naftëtarët, ajo që i ka detyruar ata të dalin nga greva.
Naftëtarët janë shprehur të vendosur për të mos u tërhequr nga kërkesa e tyre, për marrjen e rrogave të prapambetura prej më shumë se një viti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



