E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama thotë se mund të ulet në tryezë me opozitën: Diskutimi përmes gjuhës dhe jo këmbëve e muskujve
Lajme

Rama thotë se mund të ulet në tryezë me opozitën: Diskutimi përmes gjuhës dhe jo këmbëve e muskujve

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të ulet në diskutime me opozitën, por siç theksoi ai “dialogu të bëhet përmes gjuhës dhe jo këmbëve e muskujve”.

Rama theksoi se “që nga dita e parë deri në ditën kur të jem në detyre, asnjëherë s’do të jetë problem nga qeveria për të diskutuar”.

Kreu i qeverisë foli edhe për kohën kur ishte vetë në krye të opozitë, duke u shprehur se “problemi ynë ka qenë që qeveria nuk pranonte të fliste me ne”.

Edi Rama: Qeveria nuk ka disponim të ulet me opozitën. Tani më unë mund të flas edhe për eksperiencën në krye të opozitës.

Problemi ynë ka qenë që qeveria nuk pranonte të fliste me ne, dërguam letra dhe nuk morëm përgjigje.

Që nga dita e parë deri në ditën kur të jem në detyre, asnjëherë s’do të jetë problem qeveria për të diskutuar, përmes gjuhës jo krahëve këmbëve, gjokseve e muskujve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.