Rama tjetër reagim për përgjimet dhe paralajmëron gazetarin gjerman: Do ta çoj në…
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, duke paralajmëruar padi kundër gazetarit në gjykatat gjermane.
Rama shkruan se drejtësia në Gjermani nuk bën lojëra me sekrete hetimore.
Rama në Twitter:
Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacenueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



