E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “vret” veten që të mos e “vrasë” mafia
Lajme

Rama “vret” veten që të mos e “vrasë” mafia

Rama merr të pandehur SPAK-un për fakiren Balluku.

Prokuroria rrëzohet.

Belinda shpëtohet.

Integrimi bllokohet.

Kundërshtarë nuk ka. Rama “vret” veten për të mos e “vrarë” mafia.

Slogani i Ramës ishte: banditë (jo proletarë) të të gjithë grupeve, bashkohuni.

Struktura e Posaçme le të hetojë, po deshi.

Një dorë të kapurish parlamentarë nuk dalin dot nga pengu. Nuk thotë kot populli: Perëndia të merr mendjen më parë, pastaj mallin.

Lufta.

Kur dëgjon Ramën me frymëmarrje të pabalancuar, me një paaftësi shfajësuese poshtëruese, si avokati më i shumëpaguar i të akuzuarës, me Ulsiun dhe Ballën të farkëtuar si dy hallexhinj në radhë, zbatues porosish, të shkon mendja se i pandehur është SPAK-u. Ndërsa Balluku paraqitet si rivalja historike e Skënderbeut, me bëma qeverisëse “magjike” për kombin.

Stacioni i Trenit dhe Rruga e Elbasanit janë adresat e panikut të kryeministrit, të cilat ai, në kontekste të ndryshme, i shpalli bashkë me Gjermaninë, para disa ditësh, si armiqtë e Shqipërisë. Madje i njihte mirë penguesit e korrupsionit të Porto Romanos. Ndoshta e kishte për Dhomën Amerikane, që kërkon bllokimin e kësaj procedure me plot telashe ligjore.

Çmenduri ku kërkohet ndërhyrje urgjente spitalore për të korrektuar shkarjet mendore të zaptuesit të pushteteve në këtë vend. Asnjë nga pretendimet e prokurorisë nuk u çmua se qëndron. Madje dalldia u kthye në një gjyq nga partia rilindase në pushtet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ish-prokurori deputet u shpreh se shkelja e barazisë në tendera qenka një histori administrative dhe jo një ngarkesë penale; se nuk ka korrupsion, ndonëse kanë fluturuar miliarda euro dhe janë abuzuar qindra milionë. Rama u vetëdekorua më tej duke urdhëruar se duhet të kthehej pas prokuroria, ngaqë janë të paaftë në kërkesën dhe materialet e përcjella në Kuvend.

Kuturisi më tej të mbrojë të tjerë “ushtarë” të rënë në grupe kriminale si Veliajn, Beqajn dhe Karçanajn. Duket se rrethimi hetimor po nxiton drejt Ramës, ndaj dhe sot ai demonstroi dhunën e kartonave. Përkohësisht.

Nuk kujtoi Olsin, vëllain, apo Lindën, bashkëshorten, të cilët përmenden më shpesh se parashikimi i motit nëpër dosje. Jo më larg se dje, media italiane solli në një emision investigativ përmendjen e emrit të Olsi Ramës në call center-at mashtrues financiarë, në një biznes kriminal qindra milionë eurosh. Pa harruar “Xibrakën”.

Kërkoi hetim për hidrocentralet e Shkopetit, por nuk ka fuqinë të kërkojë hetimin për betonimin e Zogut të Zi, hetim i pushuar nga prokurori i shpërblyer prej tij dhe jo me vendim gjykate.

Prokuroria e Posaçme nuk ka arsye të ngurojë të rrëfejë hetimet edhe për Kryeministrin në shumë dosje në regjistrin e saj penal. Nëse dorëzohen përballë një të inkriminuari me pushtet, le ta mbyllin si godinë.

Pastaj SHBA dhe BE e dinë tashmë qartë se narkokryeministri, Edi Rama, aleati i “Sinaloa”-s së sanksionuar, paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore jo vetëm për Shqipërinë, por edhe jashtë saj. Organizata kriminale “Qeveria” ka konfirmuar se armët e përdorura dhanë efektin e kërkuar, me refuzimin e Prokurorisë. Mediat: dy ishin armiq, të tjerët janë miqtë e tij dhe të librit të shpërblimeve me financime të gjithllojshme.

Lufta po zbukurohet me shëmti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.