E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama zëvëndëson Veliajn me Sakon në shoqatën e bashkive
Lajme

Rama zëvëndëson Veliajn me Sakon në shoqatën e bashkive

Edi Rama e ka çuar edhe më tej hakmarrjen e tij ndaj Erion Veliajt.

Ditën e sotme, asambleja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive ka vendosur të shkarkojë Veliajn nga kryetar i saj, dhe ka zgjedhur kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako si zëvendësuese.

Shumica e drejtuesve të bashkive të majta i votuan ndryshime pa bërë asnjë debat.

Posti i kryetarit të Shoqatës është mbajtur prej vitesh nga Veliaj, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës.

Shkarkimi i Veliajt nga drejtimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive, vjen 3 ditë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili ka në rend dite ka shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Vendimi për largimin e Erion Veliajt vjen në një kohë që për kryebashkiakun e Tiranës është inicuar një procedurë shkarkimi në Këshillin Bashkiak nga anëtarët socialist, me argumentin që prej më shumë se 3 muajsh ai nuk është paraqitur në zyrë për të kryer detyrat si i pari i qytetit.

Mbledhja e këshillit bashkiak për shkarkimin e Veliajt është planifikuar më datë 23 shtator dhe më pas procedura kalon në Këshillin e Ministrave, që pasi shkarkon kryebashkiakun njofton presidentin, i cili dekreton datën e zgjedhjeve të parakohshme jo më larg se 45 ditë nga momenti i njoftimit.

Asambleja e Shoqatës në shumicën e saj dërrmuese përbëhet nga kryetarë të bashkive të Majta, ndërsa pjesëmarrës në të ishin edhe kryebashkiakët e opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.