Rama:Shkoza nuk përfaqëson asgjë, banorët as nuk do të dëmshpërblehen e as nuk do të ledhatohen
Kryeministri i vendit Edi Rama, pas fjalimit të mbajtur në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës.
Gjatë intervistës, Kryeministri Rama është pyetur edhe për banorët e Shkozës, të cilëve po ju prishen banesat për shkak të projektit të rehabilitimit të lumit Lana.
Ai u shpreh se për këtë çështje nuk ja vlen të flitet në Nju Jork, dhe se ndërtimet pa leje do të shmben dhe nuk do të dëmshpërblehen.
“Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe se nuk meriton asnjë koment nga Nju Jorku. Ata që kanë ndërtuar pa leje do tu prishen ndërtesat. Patjetër që nuk pranohet që as të dëmshpërblehet dhe as të ledhatohet. Familjet do të akomodohem me mundësitë e tyre. Shteti ka detyrë tu shërbejë qytetarëve. Të bësh shtet të bësh punë dhe të bësh mirëqenie nuk ka shumë rrugë”, – tha Rama duke lënë të kuptohet se tashmë banorët do të lihen në qiell të hapur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



