E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama:Të mërkurën do të mbrojmë Saimir Tahirin nga drejtesia
Lajme

Rama:Të mërkurën do të mbrojmë Saimir Tahirin nga drejtesia

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar hapur se e refuzon kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit sepse është arbitrare.

Por, Rama pohoi se pranon hetimin e Tahirit, ndalimin e daljes jashtë vendit dhe gjithë ndalesat e tjera ligjore, duke vërejtur se pafajësia e tij duhet vërtetuar, por jo me “letra bakalli”.

“Tahiri nuk mund të linçohet me burgosje, por të hetohet dhe ne do të vëzhgojmë procesin, provat dhe nuk do të përzihemi në proces i mbrojtës të Saimir Tahirit. Tahiri do të jetë një deputet i lirë. Ne jemi këtu. Nëse Prokuroria sjell prova, jo gazeta, që hapin rrugën për arrestimin, Komisioni i Mandateve mund të mblidhet menjëherë. Ne do ta ngremë dorën arrestit të mërkurrën.”

Deklarata u bë në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS-së.

“Dua të vazhdoj me një urim shumë të sinqertë, – tha Rama, – që prokurorët e kësaj çështjeje shumë serioze dhe të rëndësishme ta mbledhin veten, të mbyllin komunikimet me nxitësit e nxituar të asaj farse dhe të bëjnë deri në fund, punën e tyre. Ne do t’i japim një mbështetje serioze hetimit të tyre me votën tonë. Ashtu siç na e ka bërë të qartë edhe me raportin e saj, me përgjegjësi kushtetuese, ligjore, politike, dhe qytetare, përfaqësia jonë në Komisionin e Mandateve është e bindur se kërkesa e Prokurorisë për arrestim është e papranueshme sepse është arbitrare. Këtë bindje e mbështesim pa asnjë rezervë dhe kërkesën për arrest e refuzojmë unanimisht. Ndërkohë që për t’i dhënë prokurorëve të gjitha mundësitë e nevojshme për kryerjen e një hetimi serioz të thellë dhe shterues, përfaqësia jonë ka nënvizuar pranimin e kërkesës për:

1. Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit
2. Detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore
3. Ndalimin dhe detyrimin për qënrimin në jë vend të caktuar
4. Garancinë pasurore
5. Kontrolloin persona dhe të banesës së deputetit Saimir Tahiri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.