E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raportuesja për Shqipërinë në PE: Procesi i integrimit në BE po shkon shumë mirë
Lajme

Raportuesja për Shqipërinë në PE: Procesi i integrimit në BE po shkon shumë mirë

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së, Isabel Santos, në një konferencë për mediat në Tiranë tha se BE-ja do të ndjekë nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët, si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.

‘Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë se si zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe te liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët, si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave. Integrimi i pakicave është po kaq i rëndësishëm, është një temë e rëndësishme. Kjo është një çështje e rëndësishme ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidare edhe të fortë. Doja të theksoja rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE-së, për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po e ruan vendin në sferën globale”, tha Santos

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.