Rashela: Gazetaria shqiptare mes fajit dhe misionit
Pjesa më e madhe e të rinjve sot ëndërrojnë të largohen jashtë Shqipërisë për të ndjekur ëndrrat e tyre.
Por ky nuk është rasti i Rashela Shehut, vajzës që pak vite më parë la Shkupin e Maqedonisë për të ardhur me familjen në Tiranë.
Këtu ajo do të niste jetën e saj të re, duke ndjekur ëndrrën… atë të gazetarisë.
Dhe sot kur ka arritur që të jetë një gazetare mjaft e mirë, e ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, ajo ka rrëfyer sfidat e të qenit gazetare në Shqipëri.
Sa të sigurt janë gazetarët, cilat janë vështirësitë me të cilat hasen, nga dyert e mbyllura dhe deri tek mungesa e orientimit.
Ndër të tjera, Rashela shprehet:
Nuk të krijon siguri as orari i punës. Ti del nga shtëpia, por autobusi nuk të vjen në atë orë… ose dhe kur vjen, është i mbushur. Gjithsesi, ndodh dhe ajo që vjen një pikë që mbaron shkollën dhe nuk ke një orientim, për karrierën. Nuk e di nëse ne kuptojmë rëndësinë që kemi. Statusi i gazetarit, duke e nisur nga ana sociale, por edhe roli ekonomik është faktor i rëndësishëm në mënyrën se si ne e bëjmë gazetarinë”
Për ta njohur më shumë, më poshtë intervista:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



