E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagimi i Ballës për trafikantin Bego, i përgjigjet Paloka: U detyrua të pranonte se miku me 5 emra…
Politikë

Reagimi i Ballës për trafikantin Bego, i përgjigjet Paloka: U detyrua të pranonte se miku me 5 emra…

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, në një deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike, i ka dhene pergjigje reagimit te deputetit socialist Taulant Balla i cili sot foli per here te pare per akuzat e demokrateve per lidhjet e tij me trafikantin me 5 emra Edmond Bego, i arrestuar ditet e fundit.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2088449504520888/

Sot 3 ditë pas arrestimit, Balla u detyrua të pranojë atë që e dinë të gjithë se ai ka miqësi familjare me ish anëtarin e bandës më të rrezikshme të Lushnjes, atë që është i dënuar në Itali me 21 vite burg si trafikant i rrezikshëm droge dhe është shndërruar nga rilindja në biznesmen të fuqishëm ndërtimi. Në cdo vend të botës kjo do pasonte me dorëheqje por këtu funksionon me shkarkim nga deyra për gjyqtarët, prokurorët e policët por jo për Ramën e Ballën.

Balla nuk ju përgjigj se cfarë e lidh atë me një trafikant droge pasuria e të cilit është shumëfishuar që nga lidhja me deputetin socialist.

Balla gënjeu kur tha se miqësia nuk i ka dhënë mburojë politike trafikantit, por nuk i dha përgjigje pse forca e ligjit nuk ka vepruar ndaj mikut me 5 emra.

Sot Balla nuk duhet te sfidonte PD-ne, por duhet të kërkonte zbatimin e forcës së ligjit, të sfidojë prokurorinë e policinë për të parë nëse pasuria e trafikantit është shtuar këto dy vjet”. tha nder te tjera Paloka ne deklaraten per mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.