E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon ashpër Albin Kurti: Thaçi, shembulli më i keq për qytetarët, sa për sharjet e fyerjet që më bën…
Bota

Reagon ashpër Albin Kurti: Thaçi, shembulli më i keq për qytetarët, sa për sharjet e fyerjet që më bën…

Kryeministri ne detyre i Kosoves, Albin Kurti ka reaguar ashper per lajmin e publikuar nga mediat e Prishtines, lidhur me viziten misterioze te presidentit Thaci ne Shqiperi, ne kushtet e izolimit nga pandemia. thaci

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Kurti shkruan se ajo qe ka bere presidenti Thaci eshte shembulli me i keq qe mund t’u jepet qytetareve.

“Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy..”, shkruan ai.

Reagimi i Albin Kurtit

Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.