E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Avokati i Popullit : Një person dhunohet nga policia, 11 të shoqëruar nga protesta e OPOZITËS
Lajme

Reagon Avokati i Popullit : Një person dhunohet nga policia, 11 të shoqëruar nga protesta e OPOZITËS

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me protestën e ditës së djeshme nga opozita. Ky institucion kishte katër grupe monitoruese në terre, ndërsa pas përfundimit të protestës, ka monitoruar edhe komisariatet.

Institucioni i avokatit të popullit, ka reaguar duke thënë se pavarësisht se klima e protestës ka qenë e qetë, 11 persona janë shoqëruar në polici.

Në njoftim thuhet gjithashtu se një prej këtyre personave pretendon se është dhunuar nga policia.

Avokati i Popullit thotë se ky shtetas ka pasur shenja të dukshme lëndimi në fytyrë, ënjtje dhe mavijosje në syrin e majtë.

“Nga monitorimi i kryer në komisariate ka rezultuar se deri në orën 22:00 ka pasur 11 të shoqëruar, vetëm në Komisariatin nr.1, të gjithë persona madhorë, ndërsa në komisariatet e tjera nuk ka pasur të shoqëruar.

Mes të shoqëruarve, një nga këta shtetas pretendon se është dhunuar gjatë kësaj proteste nga policë civilë, në momentin e ndalimit.

Shtetasi A.M kishte shenja të dukshme lëndimi në fytyrë, ënjtje dhe mavijosje në syrin e majtë dhe Avokati i Popullit i mori një ankesë e cila do të trajtohet në vijim.

Avokati i Popullit thekson se e drejta e protestës paqësore është një e drejtë thelbësore, e njohur dhe e garantuar nga Kushtetuta”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.