E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon drejtuesi i LSI-së për largimin e Naços: Nuk kemi kohê të merremi me shoqëruesin e Klosit
Lajme

Reagon drejtuesi i LSI-së për largimin e Naços: Nuk kemi kohê të merremi me shoqëruesin e Klosit

“Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij”, shprehet Çela duke iu referuar Naços.

Lajmin e largimit nga LSI, Naço e bëri me dije në krah të ministrit Blendi Klosi, ndërsa tha se forca politike që ai ka qenë është një eksperiment politik.

“Sot është një ditë e bekuar, jam në krah të ministrit Klosi. Unë do të doja që sot në këtë ditë të shprehja qëndrimin tim që do vazhdoj të jem në krah të majtës progresive, e cila i ka dhënë tonin Shqipërisë. Berati dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për eksperimente, por kanë nevojë të ecin përpara.

Ajo që mund të them është që sot jam me zotin Klosi, por do vazhdoj të jem edhe në të ardhmen. Shqipëria nuk ka nevojë për njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër. Kanë nevojë të përfaqësoj një pjesë të elektoratit dhe në qarkun e Beratit që është i pa përfaqësuar. Votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresiste”, tha Naço.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.