E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Këshilli i Europës: Ishin kritikë ndaj Ramës
Lajme

Reagon Këshilli i Europës: Ishin kritikë ndaj Ramës

Lidhur me situatën e paprecedentë që po ndodh në televizionin News 24, ku falë presioneve politike të kryeministrit Edi Rama po mbyllen emisionet e gazetarëve të mironjohur, Ylli Rakipi dhe Adi Krasta, reagon edhe Këshilli i Europës.

Në platformën e Këshillit të Europës për promovimin e mbrojtjes dhe sigurisë së gazetarëve, është pasqyruar mbyllja e emisioneve “Të Paekspozuarit” dhe “A Show” në News24.

Ja çfarë shkruhet në platformën e Këshillit të Europës, partnere e Federatës Europiane të Gazetarëve dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, dy organizatat më të fuqishme të gazetarëve në botë.

“Pak përpara fillimit të sezonit të ri televiziv, televizioni i parë informativ 24 orë, News24, lajmëroi mbylljen e dy emisioneve: “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Show” të Adi Krastës. Të dyja programet ishin kritike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe u transmetuan për një vit në News24, në pronësi të Focus Media Group.

Gazetarit Adi Krasta u largua nga puna fundjavën e shkuar, pasi presidenti i News24, Irfan Hysenbelliu, u raportua se është “kërcënuar” nga kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në 19 Korrik, gazetari Artur Çani raportoi se Kryeministri ishte takuar me pronarin e News24 për të kërkuar largimin e gazetarit Ylli Rakipi, duke paralajmëruar në atë kohë, se Adi Krasta me gjasë do të humbiste punën gjithashtu. Adi Krastës i është ofruar një tjetër pozicion në këtë televizion.

Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e emisionit të tij dhe ndërprerjen e kontratës me Focus Media Group. Irfan Hysenbelliu e ka mohuar që mbyllja e këtyre emisioneve të ketë ardhur si pasojë e presionit qeveritar dhe zyra e kryeministrit i quajti këto akuza “fake news“, shkruhet në platformën e Këshillit të Europësp

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.