E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Ministria e Jashtme greke pas miratimit  të ligjit të pronave:Shans i humbur për zgjidhjen përfundimtare të problemit
Publik News

Reagon Ministria e Jashtme greke pas miratimit të ligjit të pronave:Shans i humbur për zgjidhjen përfundimtare të problemit

Shqipëria miratoi një ligj i cili injoron si rezolutën e Komisionit të Venecias në tetor 2019 lidhur me finalizimin e proceseve të pronësisë kalimtare dhe ligjin kornizë të vitit 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Deklarata e ministrisë përshkroi legjislacionin e fundit si “një mundësi të humbur për një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë të një problemi që shqetëson si qytetarët shqiptarë ashtu edhe anëtarët e pakicës etnike Greke”, dhe tha se çështja do të ndikojë në të ardhmen e fillimit të bisedimeve për aderimin e Shqipërisë në BE.

Njoftim i Ministrisë së Punëve te Jashtme të Greqisë lidhur me votimin në Parlamentin Shqiptar  të Ligjit mbi pronat.

Votimi nga ana e Parlamentit Shqiptar, të ligjit mbi çështjen e pronave, përbën një shans të humbur  për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët Shqiptarë, përfshirë këtu edhe anëtarët e Minoritetit Etnik Grek.

Autoritetet  Shqiptare zgjodhën për t’i dhënë  ‘’zgjidhje ‘’ pa marrë parasysh vlera  dhe të drejta themelore. Zbatuan në mënyrë të pjesshme Opinionin e Komisionit të Venecias të dt. 14 tetor 2019, i cili  theksonte se ‘’dispozitat e projekt Ligjit janë të paqarta  dhe të papajtueshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i mundshëm i tyre  do të përbënte shkelje të së drejtës së pronësisë’’.

Megjithëse në momentet e fundit  u bënë disa përmirësime, problemet kryesore mbetën edhe tek Ligji që u votua.

Presim nga Autoritetet Shqiptare të mbrojnë në mënyrë efektive  të drejtën e pronësisë dhe të pronës, një çështje kjo, që përfshihet në bërthamën e ligjeve kryesore të së Drejtës Europiane.

Sanksionimi i kësaj të drejte  do të përbejë gurin e provës,  në kontekstin e  marrjes së vendimeve  për hartimin e kuadrit negociues dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave për  integrimin e Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.