E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Redi Muçi ironizon Zegjine Çaushin në Kuvend: Urime për look-un e ri
Lajme

Redi Muçi ironizon Zegjine Çaushin në Kuvend: Urime për look-un e ri

‘Tërbohet’ deputetja: O psikopat, na hape barkun

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka përdorur ironinë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke komentuar edhe ndryshimin në pamjen e deputetes socialiste Zegjine Çaushi.

Gjatë deklaratës së tij, Muçi e lidhi paraqitjen e re të Çaushit me zhvillimet e fundit rreth protestave dhe situatës së tensionuar jashtë godinës së Kuvendit.

Ai nisi fjalën duke ironizuar edhe masat e marra nga deputetët socialistë për t’iu shmangur vezëve që protestuesit kishin paralajmëruar se do të hidhnin në drejtim të tyre.

“E nis me një urim për sesionin e ri. Uroj të jetë më i shkurtri në histori dhe të jetë i fundit i kësaj qeverie dhe partie të delegjitimuar që ka uzurpuar shtetin shqiptar.

Nisëm me rrethimin e godinës nga policia, të cilët shumë shpejt do të arrestojnë edhe protestuesit, me deputetë që kishin një plan për t’iu shmangur vezëve. Urime kolegë që iu shmangët vezëve, urime Zegjinesë për look-un e ri”, tha Muçi.

Më tej, deputeti i Lëvizjes Bashkë vijoi me kritikat ndaj mazhorancës, duke iu referuar edhe protestave të zhvilluara gjatë muajve të fundit.

“Janë 110 ditë që kanë kalitur shqiptarët me vullnetin për një Shqipëri të re, që nuk ka në kupolën drejtuese hajdutë që në dosjet e SPAK-ut u dalin një nga një të arrestuar sipas modës së fundit dhe ju votoni që të mos u hiqet imuniteti.

Nuk mund të jeni edhe anëtarë të një organizate mafioze e të mërziteni pse ju quajnë mafiozë. Meqë menduat se protestat do të zbehen nga Besa, dije se për mllefin e popullit ka vetëm një ilaç: dorëheqja”, deklaroi ai.

Pas kësaj deklarate, deputetja socialiste Zegjine Çaushi reagoi nga salla e Kuvendit, duke iu drejtuar Muçit me tone ironike.

“Ulu mo, ulu, se na hape barkun, psikopat!”, tha Çaushi.

Në vijim të debatit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i tërhoqi vëmendjen deputetit Muçi për përdorimin e një gjuhe që e konsideroi të papërshtatshme dhe seksiste.

Përplasja verbale mes dy deputetëve u zhvillua në një seancë të shoqëruar me tensione politike dhe protesta jashtë ambienteve të Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.