E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reforma zgjedhore/ Bardhi i përgjigjet PS: Nuk mund të jetë i njërës palë. Jemi të gatshëm të…
Publik News

Reforma zgjedhore/ Bardhi i përgjigjet PS: Nuk mund të jetë i njërës palë. Jemi të gatshëm të…

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ndërsa foli për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe për rolin që po luan Partia Demokratike në këtë proces, tha se shqiptarët duan një reformë të vërtetë zgjedhore, e cila duhet të garantojë paprekshmërinë e votës.

 

I ftuar në “Kjo Javë” Sipas tij, Bardhi tha se  PD-ja është e gatshme të japë kontributin e saj, ndërsa shtoi se ajo ka përfunduar disa prej platformave, që do të jenë në funksion të reformës zgjedhore duke i kujtuar PS-së se ky proces nuk mund të bëhet pa opozitën.

gazment bardhi

“Takimi ishte në kuadër të PD dhe të gjithë partitivE të opozitës për të dhënë një kontribut të sinqertë të reformës zgjedhore. Realizmi i reformës është një nga kushtet e përcaktuara për hapjen negociatave nga Bundestagu gjerman. Ne propozuam një mekanizëm se si palët duhet të bëhen  bashkë për hapjen e negociatave.

Kemi gati platformën tonë mbi financimet e partive politike dhe fushatave zgjedhore dhe administrimin zgjedhor, por është përcaktuar edhe kalendari për çështje e tjera. Ne kemi gati dy nga çështjet, por reforma ka më shumë  se nga këto dy çështje, Ajo  që është e rëndësishëm është që palët duhet bëhen bashkë për ta bërë reformën

Me kemi propozuar se si mund të bëhemi bashkë për hapjen e negociatave. Reforma zgjedhore nuk mund të jetë i njërës palë, por produkt i të gjitha partive politike. Në këtë këndvështrim ne jemi të gatshëm, dhe ne presim palën tjetër të tregojë vullnet politik. Të dyja palët duhet të gjejnë konsensusin për një produkt të caktuar”, tha Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.