E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Regjimi absolut i Erdogan në Turqi/ Kundërshtarët që përfunduan prapa hekurave se i dolën kundër ‘Sulltanit’
Bota

Regjimi absolut i Erdogan në Turqi/ Kundërshtarët që përfunduan prapa hekurave se i dolën kundër ‘Sulltanit’

Lajmi se Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ishte infektuar me Covid-19, ka shkaktuar jo pak probleme për disa qytetarë të Turqisë.

Departamenti i Krimeve Kibernetike hetoi 36 profile, që ishin tallur me Presidentin, vetëm për 8 u gjetën të dhëna dhe 5 urdhër-arreste janë ekzekutuar.

Media vendase “Haber” shkruan se me të arrestuarve është dhe ish-kampioni i notit Derya Büyükuncu, sepse ka bërë një postim që ato e konsiderojnë “çnjerëzor”, duke i uruar indirekt vdekjen presidentit Erdogan.

“U infektua me koronavirus dhe tani kërkon që të lutemi. Do të lutemi, pa merak. Unë kam nisur të bëj që tani hallvë dhe do ta shpërndaj sapo të vijë momenti”, ka shkruar ish-notari, duke iu referuar zakonit për të bërë hallvë kur ndodh një vdekje.

Mirëpo, ky nuk është as i pari e as i fundit rast, kur ‘kundërshtarët’ apo ata që bëjnë shaka të tepruara me ‘sulltanin turk’, përfundojnë si mos më keq, më së shumti pas hekurave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.