Rei Manaj i shuan ëndrrat për titullin kampion Fenerbahçes

Rei Maanaj vazhdon të shënojë në kampionatin turk të futbollit dhe sot ka regjistruar golin e tij të 17 në këtë edicion në Superligë, duke u konfirmuar si një nga bomberat më të mirë të kampionatit.,

asddsadasadsadsadsads

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka lënë shenjën e tij në ndeshjen që SIvaspor barazoi në shtëpi me shifrat 2-2 ndaj Fenerbahçes, me Manajn i cili ishte ai që vulosi rezultatin përfundimtar në minutat shtesë të takimit.

Fenerbahçe po fitonte me rezultatin 2-1 në transfertë, por në minutën e 91-të, ishte pikërisht Manaj ai i cili fitoi penallti pasi pësoi faull në zonë. Gjyqtari shikoi pamjet me VAR dhe bëri shenjë nga pika e bardhë, duke dekretuar gjuajtjen të cilën e mori përsipër vetë sulmuesi shqiptar.

🎥Shiko VIDEON e GOLIT

Manaj ishte i pagabueshëm, duke mposhtur portierin Livakoviç dhe duke vulosur barazimin 2-2 për ekipin e tij. Një barazim që i kushton shumë shtrenjtë Fenerbahçes, pasi rrit në 4 pikë diferencën nga Gallatasaraj i vendit të parë dhe largon titullin kampion.

Publikuar nga Publik Media