E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RENEA aksion në Fushë Krujë, Ylli Zalla i shpëton sërish arrestimit
Lajme

RENEA aksion në Fushë Krujë, Ylli Zalla i shpëton sërish arrestimit

Një tjetër operacion policor është zhvilluar në zonën e Zallës në Fushë Krujë, ku forcat e Policisë së Tiranës, të mbështetura nga njësia elitare RENEA, kanë ndërmarrë aksion për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Objektiv i operacionit ishte Ylli Zalla, i cili prej muajsh kërkohet nga autoritetet për posedim të një arsenali armësh. Pavarësisht informacioneve të siguruara mbi vendndodhjen e tij, i dyshuari nuk është gjetur në banesë, duke i shpëtuar edhe kësaj here arrestimit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës, shërbimet e policisë kanë sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, e cila dyshohet se i përket Zallës.

Ndërkohë, në kuadër të këtij operacioni, në kërkim ka qenë edhe vëllai i tij, i shpallur nga Policia e Lezhës. Megjithatë, sipas burimeve, ai është lënë i lirë më vonë.

Autoritetet vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e Ylli Zallës, ndërsa hetimet për këtë çështje mbeten në zhvillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.