Repkikat e Ramës me Kryemadhin: Pëbytjet janë përgjegjësi e qeverisë
Kryetarja e LSI-së Monika Kyemadhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë tha “Basha, Saliu, Meta dhe Mona duan të bëjnë komardare dhe tërmetin”.
Me anë të një postimi në twitter Kryemadhi shprehet se përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij.
Ndër të tjera ajo shkruan se Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve
“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021” shkruan Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



