E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Republikanët kërkojnë distancimin nga Trump: Ide e tmerrshme nëse ai shpall kandidimin për President javën e ardhshme
Lajme

Republikanët kërkojnë distancimin nga Trump: Ide e tmerrshme nëse ai shpall kandidimin për President javën e ardhshme

Guvernatori republikan i New Hampshire, Chris Sununu, deklaroi këtë të diel për mediat amerikane, se do të ishte “një ide e tmerrshme” nëse Donald Trump do të shpallte kandidaturën për president javën e ardhshme.

“Njerëzit duan të qëndrojnë sa më larg politikës me afrimin e sezonit të festave dhe tani do të ishte një ide e tmerrshme të bëje deklarata të mëdha politike”, tha ai.

Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve afatmesme ishin “një refuzim i ekstremizmit”, por nuk pranoi të fajësonte drejtpërdrejt Trumpin, duke argumentuar se “ka një të majtë ekstreme dhe një të djathtë ekstreme” në vend.

“Ekziston një ndjenjë ekstremizmi me të cilin kandidatët republikanë janë lyer, me të drejtë ose jo,” tha ai.

Më radikal në qëndrimin e tij kundërt Trump ishte senatori republikan nga Luiziana, Bill Cassidy, i cili në një analizë të zgjedhjeve tha se kandidatët pranë Donald Trump shin ata të cilët patën dështimin më të madh në zgjedhje.

Senatori Bill Cassidy

“Ata që ishin më të afërt me ish-presidentin nuk performuan më mirë”, tha ai për emisionin “Meet the Press” të NBC.

Kur u shty nga moderatori Chuck Todd nëse po fajësonte Trumpin, ai tha se republikanët duhet të lëviznin nga “e kaluara” duke “ofruar një alternativë të re”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.