Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Korçë
Sot, disa qytete të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar pasoja. Një prej tyre është edhe Korça, ku situata është problematike në fshatin Zëmblak dhe Shamoll.
Përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur rrugët dhe tokat, ndërsa uji ka hyrë edhe në disa banesa. Autoritetet e emergjencave civile, përfaqësues të bashkisë dhe policia janë aktivizuar dhe po punojnë në terren për të normalizuar situatën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



