Reuters pasqyron protestën në selinë e PD-së: Policia shqiptare shpërndau turmën me gaz lotsjellës
Reuters i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të sotme në selinë blu, duke e konsideruar një luftë për “pushtet” mes dy palëve.
Gjatë protestës, kanë mbetur të plagosur 1 efektiv policie dhe një protestues. Pas disa orësh, protesta agravoi në akte dhune, ccka detyroi policinë që të ndërhyjë dhe të shpërndajë turmën.
‘Policia shqiptare hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën ndërsa protestuesit qëllonin më gurë për të hyrë në selinë e Partisë Demokratike. Një tension i ashpër është zhvilluar mes rivalëve tashmë partiakë’, shkruan Reuters.
Teksa pasqyron trazirat e sotme, Reuters shkruan se një lëvizje e tillë është mbështetur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nisi një betejë për lidershipin e partisë pas shpalljes së tij non-grata nga SHBA.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



