Revolta/ 29 persona në Spitalin e Traumës, mes tyre 23 efektivë policie
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat më të fundit për personat e lënduar gjatë protestës së studentëve në kryeqytet, ku përplasjet mes demonstruesve dhe forcave të policisë kanë shoqëruar zhvillimet e dy ditëve të fundit.
Sipas bilancit zyrtar, 29 persona po marrin aktualisht trajtim në Spitalin Universitar të Traumës. Pjesa më e madhe e tyre janë punonjës të Policisë së Shtetit.
Nga personat që po trajtohen në këtë spital, 23 janë efektivë policie, pesë janë protestues, ndërsa një person tjetër është kalimtar, i cili është lënduar gjatë ngjarjeve.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk raportohet aktualisht për pacientë që po marrin trajtim për dëmtime të lidhura me protestën.
Deri në këtë moment, nuk janë bërë publike të dhëna të hollësishme mbi natyrën e dëmtimeve apo gjendjen shëndetësore të 29 personave që ndodhen në Spitalin e Traumës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



