E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rey Manaj pronar i ekipit të Lushnjes? Klubi zbulon të vërtetën
Sport

Rey Manaj pronar i ekipit të Lushnjes? Klubi zbulon të vërtetën

Lajmi i bujshëm që Rei Manaj do të blejë klubin e Lushnjes u përhap shumë shpejt dhe bëri që tifozët e verdhejeshilëve të “fillonin” të ëndërronin. Megjithatë, duket se ky informacion nuk është i vërtetë.

Klubi i Lushnjes ka reaguar zyrtarisht në rrjetet sociale, duke sqaruar situatën. Në postimin e tyre thuhet se, pavarësisht dashurisë që Manaj ka për klubin e vendit të tij të lindjes, lajmi se ai do ta blejë atë është i pavërtetë.

“Rei Manaj e do shumë Lushnjen, por lajmi që po qarkullon është i pavërtetë”, shkruan klubi i Kategorisë së Parë.

Tashmë mbetet të shihet në ditët dhe javët në vazhdim për të parë se çfarë do të ndodhë, teksa Lushnja vazhdon të mbetet në pronësi të Bashkisë së Lushnjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.